BallinaLajmeMurati: 'Vetting' për prokurorë, gjyqtarë e policë

Murati: ‘Vetting’ për prokurorë, gjyqtarë e policë

Të ngjajshme

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në...

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se çështja e manipulimit të listave të veteranëve të luftës tregon që sistemi i drejtësisë në vend është i kalbur.

“Ky sistem, siç dihet dhe siç po del publikisht, është krejtësisht nën ndikimin e politikës ditore dhe grupeve kriminale. Nuk ka rrugë tjetër, përveç që me politikë të re, të krijohet shpresë e re, dhe ky sistem të rregullohet.”.

“Duhet presion qytetarë në institucione që në krye të agjendës së reformës në drejtësi të vendoset vettingu. Vetting, në të gjitha nivelet e drejtësisë, qoftë në prokurori, qoftë në gjyqësi, por gjithashtu edhe në polici”, ka thënë Murati përmes Facebook.

Murati ka shtuar më tej se çështja e pjesëmarrësve në luftë dhe atyre që e kanë ndihmuar atë duhet ndarë.

“E sa i përket punës së veteranëve, dhe argumentimeve dhe debateve për numrat dhe kategoritë. Shpeshherë po mjegullohet opinioni me faktin e ndarjes në ata që kanë marrë pjesë dhe në ata që kanë ndihmuar. Nuk munden të dy kategoritë të futen në një kategori, atë të veteranit luftëtar. Është kategoria tjetër, ajo që e rregullon këtë çështje, ajo e veteranit pjesëtar. Realisht, për t’i dhënë luftës karakter popullor, çfarë e ka pasur, numri i veteranëve pjesëtarë, është dashur të jetë, pse jo deri në 300-400.000. Përderisa i atyre luftëtarë, jo asnjëherë, më shumë se 20-25.000 (edhe kjo shifër me kritere goxha fleksibile)”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz