back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeMurati takon Ibrahimin, dakordohen për bashkëpunim për investimet e diasporës dhe ato...

Murati takon Ibrahimin, dakordohen për bashkëpunim për investimet e diasporës dhe ato të huaja në Kosovë

Të ngjajshme

Fantastike: Dinamo City e eliminon gjigantin kroat, Hajduk Split

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të...

Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka takuar sot kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, me të cilin, pos të tjerash, diskutoi edhe për punën e divizionit të posaçëm të kësaj gjykate për trajtimin e lëndëve të investitorëve të huaj.

Gjatë takimit, ministri Murati e informoi kryetarin Ibrahimi për punën dhe projektet e Ministrisë së Diasporës, të cilat i bën për tërheqjene investimeve nga diaspora jonë, si dhe për kërkesat dhe ankesat që këta investitorë i përcjellin përmes rrjeteve të biznesit.

“Kam insistuar që nga fillimi për themelimin dhe funksionalizimin e divizionit të gjykatës për investimet e huaja, që funksionon në kuadër të Departamentit të Çështjeve Ekonomike në Gjykatën Themelore, ashtu që investitorët nga diaspora dhe ata të huaj të kenë një adresë ku t’i ngrenë çështjet që janë në kompetencë të Gjykatës”, tha Murati.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, e informoi ministrin se Divizioni i veçantë është funksional dheka filluar t’i trajtojë çështjet që janë ngritur nga investitorët e huaj, e që janë në kompetencë të kësaj gjykate.

“Është caktuar edhe gjykatësi që merret ekskluzivisht me këto raste.Deri tani, kemi rreth 5-6 lëndë, të cilat jemi duke i trajtuar”, tha kryetari Ibrahimi.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të jenë në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që lidhen me investimet e diasporës dhe investimet e huaja në Kosovë e që janë në kompetencë të Gjykatës Themelore./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz