back to top
Monday, November 3, 2025
BallinaLajmeMurati: PDK dhe LDK po e lënë RTK-në pa paga

Murati: PDK dhe LDK po e lënë RTK-në pa paga

Të ngjajshme

”Si je”, publikohet nga Olsi Bylyku

Këngëtari Olsi Bylyku ka publikuar projektin e tij më...

Shaqir Totaj: Fitorja e 9 Nëntorit do ta çojë Prizrenin drejt transformimit të plotë

Në një atmosferë entuziazmi dhe bashkimi, është mbajtur tubimi...

Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve pasi Hamasi ktheu mbetjet e 3 ushtarëve

Izraeli dorëzoi trupat e 45 palestinezëve të hënën, njoftoi...

Fribourg: Një orë parkim falas nga 1 dhjetori

Nga 1 dhjetori, shoferët në qytetin e Fribourg-ut do...

Pas paralajmërimit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radio Kosovës për grevë për shkak të vonesave në transferimin e buxhetit, ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare, e rrjedhimisht po i lënë pa buxhet RTK-në.

”Krejt çfarë duhet për ekzekutim të buxhetit për RTK-në është vendimi i Komisionit Parlamentar për Buxhet. Me atë vendim, Thesari i shtetit brenda ditës e ekzekuton transferin e mjeteve, siç edhe e bën çdo herë. Mirëpo PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare, e rrjedhimisht po i lënë pa buxhet RTK-në, komunat e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, siç dhe po rrezikojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026” ka shkruar Murati.

Sipas tij, argumenti se komisionet parlamentare nuk mund të formohen sepse ende nuk dihet kush është pozitë dhe kush opozitë, nuk qëndron.

‘’Argumenti se komisionet parlamentare nuk mund të formohen sepse ende nuk dihet kush është pozitë dhe kush opozitë, nuk qëndron.Kuvendi mund të formojë fillimisht vetëm komisionet e përhershme: për buxhet, për legjislacion, për integrim evropian, dhe për të drejtat e komuniteteve. Këto komisione do të mjaftonin që të shqyrtoheshin të gjitha çështjet emergjente si buxheti dhe plani i rritjes i BE-së. Kurse komisionet tjera, të cilat me formulë i takojnë opozitës, por edhe ato që mbikqyrin dikastere përkatëse të ekzekutivit, mund të formohen tek kur të ketë qeveri fuqiplotë dhe të dihet kush është pozita e kush opozita’’, ka shtuar mw tutje Murati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz