BallinaLajmeMurati kritikon opozitën: Ulja e akcizës dhe TVSh-së për naftën nuk ndihmon...

Murati kritikon opozitën: Ulja e akcizës dhe TVSh-së për naftën nuk ndihmon qytetarët dhe dëmton buxhetin

Të ngjajshme

​Aro Muric: Ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka reaguar...

Hamza i reagon Muratit: Ju keni dorë në shkelje kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza i...

​Zbulohet biseda mes Akturkoglu dhe Kokçu pas golit vendimtar ndaj Kosovës

Pas ndeshjes Kosovë -Turqi, është zbuluar edhe biseda interesante...

Begolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën...

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e thirrur për çmimet e derivateve në Kosovë, ka kritikuar propozimin e opozitës për uljen e akcizës dhe TVSh-së për naftën, pasi sipas tij do të kishte efekt shumë të vogël për qytetarët dhe humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

Murati i ka reaguar opozitës për situatën e krijuar në vend, duke e quajtur propagandë se bizneset po ikin pikërisht për shkak të çmimeve.

Madje, tentoi tra paraqes si hall të Qeverisë këtë çështje, për shkak se partitë opozitare po ua drejtojnë gishtin edhe nëse po i mbështesin qytetarët, por edhe nëse jo, raporton Klankosova.tv

“Propagandë që bizneset po ikin nga Kosova, po mbyllen fabrika e po shkojnë në vendet e rajonit – e pavërtetë. Po duhet të kemi kujdes si qeveri, sepse nëse i mbështesim qytetarët, po thuhet blerje e votës, nëse nuk i mbështesim, po thuhet që s’po bën asgjë.”

Murati s’la pa e dhënë edhe një vlerësim edhe për ekonomistët e partive tjera, që gjoja nuk po i kuptojnë konceptet bazike.

“Sa i përket argumenteve tjera, u përmend disa herë argumenti i cili nuk qëndron, që Qeveria nëse ul taksat tash, nuk humb, për shkakun se ka rritje të çmimit, dhe kësisoj mbledh TVSh. Kjo mund të thuhet vetëm nga ata ekonomistë të cilët nuk e kanë njohurinë e thellë sa i përket koncepteve bazike ekonomike, siç është elasticiteti i çmimit. Kjo koncept bazik në ekonomi po huqet nga ekonomistët e opozitës.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz