Murat Yakin krahason Manzambin me Shaqirin!

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Maqedoninë e Veriut të martën mbrëma në Lucern, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në konferencën për shtyp para kësaj sfide, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, foli edhe për talentin Johan Manzambi, të cilin e vlerësoi lart për aftësinë e tij për të lexuar lojën dhe për të marrë vendimet e duhura në sulm, shkruan Indeksonline
“Manzambi i sheh hapësirat kur ke nevojë për to. Ashtu si Xherdan Shaqiri, ai është një vendimmarrës. Ai e sheh se ku është e rrezikshme”, deklaroi Yakin.
Tekniku zviceran theksoi se skuadra e tij ka një pozitë të favorshme sa i përket alternativave në repartin ofensiv.

Lexo edheNdeshje interesante sot në Ligën e Kombeve
“Jemi në një pozicion me fat në sulm”, shtoi Yakin.
/Indeksonline/














