BallinaLajmeMurat Musliu nga Likoci i Skenderajt, pjesëmarrës i protestave të vitit ’81,...

Murat Musliu nga Likoci i Skenderajt, pjesëmarrës i protestave të vitit ’81, tregon motivin e studentëve

Të ngjajshme

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Drake thyen rekord në Spotify

Drake po bën sërish bujë në media pasi albumi...

Të freskëta i ka ngjarjet e 11 marsit 1981, ish-studenti Murat Musliu nga Skenderaj.

61-vjeçari shprehet se ka emocione të veçanta sa herë kalon nëpër hapësirat e Universitetit të Prishtinës, raporton KOHA.

Ai rrëfen se si para 39 vjetësh duke e parë gjendjen e shqiptarëve, bashkë me një grup studentësh nisën organizimin e protestave kundër regjimit të ish-Jugosllavisë.

Angazhimi për të drejta të barabarta të shqiptarëve dhe autonomi, Musliut do t’i kushtonte me burgim.

I dënuar me 13 vjet burgim, Muslu flet për maltretimet dhe keqtrajtimet që u ishin bërë shqiptarëve nëpër burgjet e Serbisë.

39 vjet pas, Musliu thotë se nuk janë të kënaqur me trajtimin e institucioneve të shtetit deri më tani.

Megjithatë, në këtë përvjetor ish të burgosurit politikë i ka takuar kryeministri Albin Kurti.

Derisa presidenti Hashim Thaçi shkroi në Facebook se demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës. Më 11 mars 1981 kishin nisur protestat e studentëve të Universitetit të Prishtinës, që kërkesë kryesore kishin Pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz