Munishi: Jam i dashuruar në lojën e këtyre futbollistëve, le të ftohen në Përfaqësuese
BILLI

Lexo edheIsmet Munishi, ky super men i mediave (FOTO)

Trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi, është i mendimit se trajnerët në Përfaqësuesen e Kosovës duhet t’i ftojnë disa lojtarë që mbrojnë ngjyrat e skuadrës nga Drenasi
Ismet Munishi në një prononcim ka thënë se tre lojtarë të Feronikelit meritojnë që të ftohen nga Përfaqësuesja A derisa një tjetër nga Kosova U-21.
“Faton Maloku në Përfaqësuesen A, Florian Smakiqi te Kosova U-21. Ahmet Haliti dhe Arbër Prekazi janë mbrojtësit më të mirë në Superligë dhe meritojnë të ftohen në Përfaqësuese. Thjesht jam i dashuruar në lojën e tyre”, ka thënë Ismet Munishi. /Gazeta Olle/
Lexo edheIsmet Munishi, ky super men i mediave (FOTO)