Munishi dëshpëron me Feronikelin

Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Feronikeli pushtoi të gjitha mediat me dorëheqjen e kryesisë pas presionit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.
Ky i fundit ishte arsyetuar se në mungesë të rezultateve kryesia duhet të largohet për t’ia liruar rrugën dikujt tjetër.
Gjithsesi, Lladrovci shpejt arriti të zgjedhë donatorët e rinj të klubit që formuan edhe strukturat udhëheqese.
Ndërkohë, Ismet Munishi u pa si zgjidhje e duhur për të udhëhequr shtabin teknik.
Megjithatë, në tri ndeshjet e stinorit pranveror, ‘Nikli’ ka pësuar dy humbje, teksa ka realizuar një fitore, duke lëshuar kështu nga duart gjashtë pikë me të cilat do t’i printe renditjes, shkruan Gazetasheshi.com.

Lexo edhe‘Tigrat e Zi’ nuk e duan Munishin, kontestojnë logon e klubit (FOTO)
Sot, Feronikeli pësoi 1:0 nga Liria dhe mbetet në kuotën e 31 pikëve, gjashtë më pak se lideri, Drita.
Mirëpo, duke parë konkurrencën e madhe, atëherë Feronikeli duket të ketë mbetur pak prapa në luftën për titull.
Përveç kësaj, te kampioni i dyfishtë kosovar po mungon edhe disiplina, pasi Behar Maliqi dhe Mendurim Hoti janë ndëshkruar me karton të kuq.














