BallinaLajme“Mungojnë dokumente”- Fondi Shëndetësorë ende s’ka përfunduar mbështetjen për Noelën që nga...

“Mungojnë dokumente”- Fondi Shëndetësorë ende s’ka përfunduar mbështetjen për Noelën që nga 2023, trajtimi u ndërpre në Gjermani shkaku borxhit

Të ngjajshme

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Qytetarët shqiptarë që do të preken nga problemet shëndetësore...

Tërmetet brenda NATO-s dhe komoditeti ynë i budallëm

Trump paska deklaruar se po shqyrton mundësinë e daljes...

Vdes në QKUK një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

Një person ka ndërruar jetë para pak çastesh në...

Bora vështirëson trafikun, ndalohet qarkullimi i kamionëve në Pejë-Kullë-Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si...

Në rrjete sociale, tash e disa ditë po kërkohet ndihmë financiare për 9 vjeçaren Noela Trakaniqin, e cila ka arritur të mposhtë një tumor agresiv në tru pas trajtimit në Gjermani.

Pavarësisht se kaloi një sfidë kaq të madhe, ajo po përballet tani me një vështirësi tjetër, atë financiare.

Siç kanë njoftuar familjarët e saj, Noela tani nuk ka mundësi për të vazhduar kontrollet mjekësore për shkak të një borxhi prej 80 mijë euro ndaj spitalit ku është trajtuar në Gjermani, trajtime që përfshijnë edhe kontrollet jetike si rezonancat që janë thelbësore për të monitoruar rikthimin e mundshëm të tumorit.

Në një thirrje publike për ndihmë, familja ka bërë të ditur se nuk kanë qenë në gjendje të shlyejnë shumën e mbetur dhe për këtë arsye janë detyruar t’i drejtohen qytetarëve përmes platformës GoFundMe.

“Vajza jonë e vogël, Noela, ka luftuar me gjithë forcën e saj kundër një tumori shumë agresiv në tru. Ajo fitoi betejën më të madhe: luftën për jetë, por tani po përballet me një padrejtësi të tmerrshme”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas tyre, spitali ka ndaluar çdo trajtim dhe kontroll derisa të paguhet borxhi i mbetur, duke e lënë fëmijën pa monitorimin e domosdoshëm mjekësor.

“Imagjinoni frikën e një nëne që e di se fëmija i saj ka nevojë urgjente për monitorim, por spitali nuk e pranon më sepse ajo nuk mund të paguajë”, thuhet më tej në apelin për ndihmë.

Në lidhje me këtë kërkesë për ndihmë, lajmi.net ka dërguar pyetje për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të cilët kanë thënë se dy vite më parë kanë pranuar një aplikim, për çka ka thënë se kanë lëshuar Fletëzotim.

“Na lejoni të ju informojmë se pacientja Noela Trakaniqi e lindur me 01.01.2017, e ka vetëm një (1) aplikim tek Fondi i Sigurimeve Shëndetësore me datë 26.12.2023, për të cilin Fondi ka leshur Fletezotim me datë 26.12.2023, me nr. Protokolli 2543/2”, kanë thënë nga FSSh për lajmi.net. 

Ata kanë thënë se janë në pritje të disa dokumenteve.

“Për aplikimin në fjalë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është në pritje të Faturës dhe Raportit Mjekësor, si dhe kompletimit të dokumentacionit sipas Udhëzimit Administrativ 03/2023, të cilin e gjeni të bashkangjitur”, ka njoftuar FSSh.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përmes një Udhëzimi Administrativ 03/2023, thotë se personat e diagnostikuar me sëmundje malinje nën 18 vjeç kompensohen në shumën maksimale sipas shtojcës nr.1, ndërsa mbi moshën 18 vjeçare kompensohen 70% të vlerës së çmimit referent apo mesatares së çmimit të tri profaturave apo trajtim mjekësor.

Përmes këtij udhëzimi, janë të specifikuara edhe vlera e mbështetjes për pacientë varësisht nga sëmundja që përballen. /Lajmi.net/

Linku për të ndihmuar Noela Trakaniqin:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz