back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeMungoi kryetari i trupi gjykues, anulohet seanca ndaj të akuzuarve për manipulim...

Mungoi kryetari i trupi gjykues, anulohet seanca ndaj të akuzuarve për manipulim me vota

Të ngjajshme

Tuchel zbulon listën për ndeshjen kundër Shqipërisë, rikthehet Bellingham

Kombëtarja e Anglisë ka zbuluar listën e futbollistëve për...

Bellingham i gatshëm për Shqipërinë dhe Serbinë, publikohet lista e “Tre Luanëve”

Jude Bellingham është përfshirë në skuadrën e Thomas Tuchel...

Publikohet kënga e Rita Orës me Yll Limanin, bashkëpunimi i shumëpritur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tanimë ka...

Përhajr tifozëve katalunas, Barcelona rikthehet në “Camp Nou”

Skuadra e Barcelonës është rikthyer në stadiumin “Camp Nou...

Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në mungesë të kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismaili, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarave Arbër Krasniqi Përparim Përveticën, Ilirjan Hysenajn dhe Sahit Matajn, të cilët po akuzohen për falsifikim të votave në zgjedhjet e vitit 2021.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e gjykatësit Vesel Ismaili, se për shkaqe familjare të gjykatësit, është anuluar seanca e sotme.

Ndryshe, më 13 nëntor 2023 Gjykata e kishte veçuar procedurën penale ndaj të akuzuarve Granit Halilaj dhe Dardan Gashi pasi që të njëjtit kishin lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë.

Prandaj, ndaj Halilajt më 14 nëntor 2023 edhe është bërë shpallja e aktgjykimit, duke u dënuar me 1 vit burgim me kusht për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.

Kurse, Gashi është dënuar me 12 muaj burgim me kusht, në mënyrë që për 12 muaj të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale, si dhe dënim plotësues 12 muaj ndalim i ushtrimit të profesionit në administratë publike.

Kurse ndaj Shalës, Krasniqit, Matajt, Përveticës dhe Hysenajt, vazhdoi procesi gjyqësor. Në seancën e 20 shkurtit 2025, Gjykata ka veçuar procedurën për ish-deputetin Haxhi Shala, pasi i njëjti po gjykohet në një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit Haxhi Shala, Arbër Krasniqit, Sahit Matajt, Përparim Përveticës, Ilirjan Hysenajt, Granit Halilajt dhe Dardan Gashit, të cilët akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, përmes falsifikimit iu shtuan vota ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla nga subjekti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidatit për deputet, Haxhi Shala./BetimipërDrejtësi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz