BallinaLajmeMungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i...

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Janë mbi 1 miliard euro, fonde të cilat tash e më shumë se një vit, presin që të shfrytëzohen nga Kosova.

Marrja e këtyre fondeve vazhdon të jetë peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Këto marrëveshje ndërkombëtare presin ratifikimin që nga legjislatura e tetë e Kuvendit, duke qenë në duart e ligjvënësve nga fundi i vitit 2024.

Mungesa e institucioneve të reja përgjatë 2025-tës ia pamundësoi shtetit përfitimin e 882 milionë eurove nga Plani për Reforma dhe Rritje i Bashkimit Evropian dhe të mbi 120 milionë eurove të tjera nga tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim të Bankës Botërore.

Nga Plani i rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Kosovës i takuan rreth 882 milion euro, për të cilat vendi ynë ka miratuar agjendën e reformave, dhe tashmë është e qartë se ku do të shpenzohen këto para.

Mbi 90 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Financimit, mbështetje buxhetore për Kosovën nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim i Bankës Botërore, mbështetje që synon përmirësimin e ligjit mbi financat publike dhe politikat fiskale.

Ndërkohë, 21 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Kredisë me Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, për ndërtimin e çerdheve të reja për fëmijët, trajnimin e stafit dhe zbatimin e një skeme të kuponëve, përmes të cilëve familjet do të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në këto kopshte, shkruan RTK.

E Marrëveshja e Kredisë me Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, e destinuar për zhvillimin e Sistemit Informativ Shëndetësor në Kosovë, ka vlerën e 18 milionë e 600 mijë eurove.

Fondet e Planit të Rritjes, vlejnë deri në vitin e ardhshëm, megjithëkëtë Kosova mbetet vonë në miratimin e marrëveshjeve dhe po i nis me vonesë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Për skadimin e afatit të marrëveshjeve, vitin e kaluar paralajmëroi edhe Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, duke vënë në pah se të rrezikuara mbesin miliona euro, për të cilat marrëveshja është nënshkruar që në prill të vitit 2024.

Kohë më parë, vetë Zyra e Bankës Botërore në Kosovë nënvizoi se afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është 13 shkurti i vitit 2026. Këto marrëveshje dështuan të miratohen në një seancë të mbajtur më 19 nëntor të vitit të kaluar, një ditë para se të shpërndahej Kuvendi, pasi opozita refuzoi të jetë pjesë e seancës.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, e qartësoi se do të ketë një shumicë të thjeshtë për konstituimin e Kuvendit 120-anëtarësh dhe për formimin e Qeverisë së re. Megjithëkëtë miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon së paku 80 vota.

Nëse do t’i miratojë Kuvendi marrëveshjet ndërkombëtare pritet të shihet pavarësisht se opozita disa herë ka deklaruar publikisht se të kontribuojë për gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz