BallinaJetëMungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Të ngjajshme

“ESPN” e parashikon Kosovën fituese ndaj Turqisë

Një nga mediumet më të mëdha amerikane, “ESPN” ka...

“Fadil Vokrri” gati për të pritur finalen e madhe Kosovë-Turqi

Na ndajnë dhe pak orë nga fillimi i ndeshjes...

“Kosova e Zhegrovës dhe Turqia e Yildizit”, Juventusi shkruan për yjet e tij

Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim...

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë një nga arsyet kryesore për rritjen e rasteve me sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD), sipas një studimi të fundit.

Mbi gjysmë milioni persona në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga kjo gjendje, një shifër që është rritur me rreth 30% në dekadën e fundit dhe pritet të vazhdojë të rritet.

IBD përfshin dy sëmundje kryesore – sëmundjen e Crohn-it dhe kolitin ulçeroz – të cilat shkaktojnë inflamacion në traktin tretës, duke sjellë dhimbje të forta, diarre, lodhje dhe humbje peshe.

Shkaku i saktë i këtyre sëmundjeve nuk është ende i qartë, por studimet i lidhin ato me ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve, problemet autoimune dhe dietat e pasura me ushqime të përpunuara.

Në studimin më të fundit, studiues nga Georgia State University në SHBA zbuluan se minjtë që ushqeheshin me fibra gruri – të pranishme në bukën dhe makaronat integrale – prodhonin qeliza imunitare në zorrë që luftonin inflamacionin.

Sipas tyre, mungesa e fibrave mund të jetë një faktor kyç në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, ndërsa një dietë e pasur me fibra mund të ndihmojë në parandalimin e saj.

“Këto gjetje mbështesin idenë se heqja e krundeve gjatë përpunimit të grurit ka kontribuar në rritjen e sëmundjeve inflamatore kronike,” tha profesori Andrew T. Gewirtz, autori kryesor i studimit. Ai shtoi se përfshirja e fibrave të grurit në ushqimet e përpunuara mund t’i bëjë ato më të shëndetshme.

Aktualisht, kjo sëmundje trajtohet me medikamente, ndryshime në dietë dhe në disa raste edhe me ndërhyrje kirurgjikale.

Fibrat, që gjenden në arra, drithëra, bishtajore dhe shumë fruta e perime, janë thelbësore për tretjen. Ato ndihmojnë në formimin e jashtëqitjes dhe ushqejnë bakteret e dobishme në zorrë që ndihmojnë në përthithjen e lëndëve ushqyese.

Megjithatë, studimet tregojnë se deri në 96% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar nuk marrin sasinë e rekomanduar ditore prej 30 gramësh fibra.

Edhe pse nevojiten më shumë studime te njerëzit, studiuesit sugjerojnë se zgjedhja e produkteve me miell integral, në vend të atyre të bardha, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz