‘Mund të jetë thyer korja e tokës’/ Eksperti flet pas tërmetit të fuqishëm në Turqi
BILLI

Lexo edheTërmeti i fortë nxjerr njerëzit në rrugë në Turqi, por shihni ç’bën ky burrë

Pas tërmetit me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë pasditen e sotme, flasin sizmiologët.
Komentet e para i ka bërë profesori i tërmeteve, ?ükrü Ersoy. SIpas tij, zona e goditur është një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe një goditje e tillë ishte e pritshme, raporton Syri.net
Profesori shtoi se, tërmeti ka qenë aq i fortë sa mund të ketë thyer koren e tokës.

Lexo edheTërmeti i fortë nxjerr njerëzit në rrugë në Turqi, por shihni ç’bën ky burrë
“Unë e kam thënë që ky rajon është kritik. Është një rajon me aktivitet të lartë sizmik. Pritej një tërmet I tillë. Anadolli Lindor nuk ka patur termete prej një kohe të. Ishte një tërmet i pritshëm. Por ky tërmet është i rëndësishëm pasi mund të ketë thyer koren e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është drenazhuar.
Ka dëme serioze. Shpresoj të mos ketë vdekje. Mund të ketë pasur viktima për shkak të madhësisë. Prandaj, ndërhyrjet duhet të jenë serioze. Gjithashtu, qytetarët nuk duhet të hyjnë në shtëpitë e dëmtuara. Do të ketë pasoja. Ata duhet të jenë në rrugë, jo vetëm para shtëpive, por në hapësira të hapura”, u shprejh Ersoy. /Syri.net