back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeMuja për Jakup Krasniqin, baca Jakup humbjen po e përjeton para kohe

Muja për Jakup Krasniqin, baca Jakup humbjen po e përjeton para kohe

Të ngjajshme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Violetë Kukaj bëhet gati për dimër, përgatit turshi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, ka ndarë me...

Rubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose serbët

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në...

Jakup Krasniqi pak më herët ka bërë një reagim kundër Partisë Demokratike të Kosovës, e që duket se nuk i pëlqeu aspak deputetit të PDK-së, po nga rajoni i Drenicës Shaip Muja.

Muja përmes një postimi në facebook ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës po e rikonfirmon fuqinë e saj në Drenas. Besimi i palëkundshëm i qytetarëve në PDK është i kuptueshëm që i pengon bacës Jakup, i cili përjetimin e humbjes së thellë e paska filluar para kohe.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Shaip Mujës

Partia Demokratike e Kosovës po e rikonfirmon fuqinë e saj në Drenas. Besimi i palëkundshëm i qytetarëve në PDK është i kuptueshëm që i pengon bacës Jakup, i cili përjetimin e humbjes së thellë e paska filluar para kohe.

Do iu dalë tash punë për ta kuruar zhgënjimin e atyre që i kanë mashtruar, duke ndërtuar alibi të llojllojshme për të justifikuar humbjen e tyre, por do të qetësohen dikur.

Ky është vetëm fillimi i humbjeve të tyre, por lidershipi i Nismës nuk do duhej t’i përjetonte si humbje, mirëpo si mësime për vetëdijesim.

Këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për Nismën që të reflektojë për gabimet e tyre dhe të bëhet pjesë e fitoreve të PDK-së në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz