back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMuharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe

Muharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe

Të ngjajshme

Polonia e dominon Italinë në finale, e fiton Ligën e Kombeve në volejboll

Polonia është kampionia e këtij edicioni në Ligën e...

Incident zjarri në Ferizaj, digjet një deponi mbeturinash

Një incident zjarri ka ndodhur të dielën në një...

Ish-luftëtari korean afro 3 metra e mban yllin e Tottenham si një foshnjë

Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min, u përqafua si një...

Zgjedhjet lokale, KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim jashtë Kosovës

Nga 23 korriku kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi...

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe sot ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili një ditë më parë tha se qarkullimi i bizneseve në Kosovë ka arritur një rekord prej 10.7 miliardë eurove për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Sipas Muharremit, rritja e qarkullimit nuk është tregues i përmirësimit të jetës së qytetarëve, por rezultat i një ekonomie që po mbahet mbi borxhin familjar dhe kreditë bankare.

Muharremi citoi të dhënat e BQK-së sipas të cilave borxhi familjar është rritur 118% në vetëm tre vjet, nga 1.18 miliardë euro në janar 2021 në 2.57 miliardë euro në dhjetor 2024.

“’50 kafe, 100 euro’, kredia, borxhi, çmimet, inflacioni, ekonomia… krejt po lidhen!”, shkroi Muharremi në reagimin e tij, duke e ndërlidhur me një koment që Murati e kishte bërë dje në Facecook.

“Një pjesë e madhe e ‘përballimit’ të çmimeve nuk po vjen nga rritja e të ardhurave… por nga rritja e kredive dhe borxhit”, përfundoi ai.

Postimi i plotë i Muharremit:

- Advertisement -

Të Fundit