Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe mungesën e përkrahjes së mjaftueshme për bizneset në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ai ka përmendur qasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera, për të ngritur shqetësimin se një ditë presioni i ngjashëm mund t’i drejtohet edhe Kosovës, raporton lajmi.net
Muharremi ka përmendur rastin kur Trump kërkonte nga BE që të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, duke paralajmëruar rritje të taksave në të kundërt. Ai po ashtu ka kujtuar presionin që iu bë Ukrainës për marrëveshjen e mineraleve të rralla, të cilën e konsideron me vlerë qindra miliarda dollarë.
“Nëse një ditë Trump i thotë Kosovës sonë të vogël, por me zemër të madhe: ‘Investoni në SHBA 30 miliardë dollarë se ju kemi çliru e mbrojt deri tash, ose…’, çka bëjmë atëherë?”, pyet Muharremi, duke vënë theksin te domosdoshmëria për ndërtimin e një ekonomie të fuqishme.
Ai kërkon mbështetje të vazhdueshme për bizneset vendore, pa barriera dhe pa rritje të panevojshme të kostove, sidomos të energjisë.
“Bizneset nuk duhet me i sulmu, asnjë zullum nuk duhet me ju bë. Përkundrazi, duhet me i zhvillu e rritë, me i çu në qiell. Pa ekonomi funksionale dhe të fortë nuk kemi shpëtim. Nuk na shpëton as Amerika, as Evropa, as Trumpi… askush. Shkojmë të gjithë në dreq krejt bashkë”, përfundon Muharremi.
Postimi i tij i plotë: