Pavarësisht një ndërhyrjeje të rëndë mjekësore pas një sulmi në zemër, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Kukaj, nuk ka munguar në protestat në Prishtinë për të mbështetur çlirimtarët e Kosovës.
Kukaj, i cili disa ditë më parë kaloi me sukses një operacion të rëndësishëm pas një ataku në zemër, ka treguar një forcë të jashtëzakonshme dhe angazhim të palëkundur për kauzën e tij, duke marrë pjesë aktive në protesta.

Kukaj ka qenë i prekur nga një sulm në zemër për tre ditë rresht, përpara se të shkonte në spital për trajtim. Ai kishte njoftuar se gjatë ndërhyrjes mjekësore, i janë vendosur gjithsej 7 stenta për të stabilizuar gjendjen e tij shëndetësore./Lajmi.net/