back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeMuaj të tërë nuk i mjaftuan Kurtit për t’i bërë numrat për...

Muaj të tërë nuk i mjaftuan Kurtit për t’i bërë numrat për formimin e Qeverisë – Zgjidhje i sheh zgjedhjet e reja

Të ngjajshme

Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut

Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë...

U vetaksidentua me biçikletë, ndërron jetë një person në Prizren

Një mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë pasi...

Ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e...

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

Një vajzë në Mamushë, Kosovë, shpëtoi në momentin e...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka vetëm edhe pesë ditë afat deri më 26 tetor që në një seancë të Kuvendit të Kosovës, të propozoj emrat për Qeverinë e re, ndërkaq kjo Qeveri do të mund të formohej vetëm nëse mbledh 61 vota nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Këta 61 deputetë, Kurti sot tërthorazi ka thënë se nuk i ka dhe se nuk pret që ata do ta votojnë, shkruan lajmi.net.

Duke folur në një takim me diasporën në Londër të martën, Kurti tha se “në këto ditët e mbetura, jemi duke komunikuar, jemi duke biseduar”, pa dhënë hollësi se me cilat parti apo deputetë.

Ai tha se alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje përsëri, e të cilat do të jenë zgjedhjet e treta në Kosovë gjatë vitit 2025 përfshirë edhe ato lokale të 12 tetorit.

“Do të përpiqemi maksimalisht deri me ditën e diele më së largu, se të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose kemi bërë Qeverinë ose jo. Prandaj në këto ditët e mbetura jemi duke komunikuar jemi duke biseduar, nuk është kollaj sepse është intoksikuar atmosfera shumë ka shumë xhelozi inate e cinizëm shumë më shumë se. Por jemi ku jemi këtu do të për piqemi maksimalisht që ta bëjmë Qeverinë. Po siç po shihet alternativa do të shkojmë zgjedhje prapë ose do ta bëjmë një Qeveri ose do të shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti sot.

Në këtë takim me mërgatën në Londër, Kurti ka dhënë detaje edhe për ofertën që i ka dhënë Nismës, e për të cilën deri sot nuk ka folur asnjëherë para mediave në Kosovë.

“Kam qenë i gatshëm që Nismës të ia jap me tre deputetë, një ministër, nënkryetarin e Kuvendit, po të ishte bërë Albulena Haxhiu kryetare e Parlamentit, Fatmir Limaj do të ishte nënkryetar, sepse duhet kryetari dhe nënkryetari me qenë të gjinive të ndryshme. Paramendojeni këtë situatë ku Haxhiu bëhet kryetare e Kuvendit, Limaj bëhet nënkryetar se i ka pasur pesëfish vota më pak se Haxhiu, e kish marrë një Ministri dhe dy zëvendësministra”, zbuloi sot Kurti.

Në lidhje me këto deklaratë të Kurtit, kanë reaguar sot deputetët e PDK-së.

Në një prononcim për Lajmi.net, Hasani kritikoi ashpër Kurtin, duke e quajtur “analfabet funksional” për mënyrën se si po e trajton procesin e formimit të institucioneve dhe për, siç tha ai, sjelljen mosrespektuese ndaj Kuvendit dhe partive të tjera politike.

Tutje ai shtoi se nëse nuk arrin ta formojë qeverinë mbetet shakaxhiu historik i Kosovës me mashtrimet e tij.

“Ai do të zgjidhet apo jo nuk ka rëndësi, ka rëndësi sjellja mos përfillse e tij dhe injorimi politik i partive politike dhe Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se ka numra që në fillim, po me veprimin e tij po tregon sjelljen e analfabetit funksional. Ai duhet të dielën deri në orën 12:00 të japë kabinetin qeveritar, ose do të mbetet shakaxhiu historik i Kosovës me mashtrimet e tij”, tha Hasani.

Por, a do t’i mjaftojnë Kurtit pesë ditët e fundit për të bërë marrëveshje? 

Kurti nuk ka folur e as nuk ka dhënë detaje për një takim tjetër me Fatmir Limajn e Nismas, pas diskutimeve që i kishin ata të dy kur Kuvendi i Kosovës nuk arrinte të konstituohej.

Ai nuk ka deklaruar nëse me Limajn është takuar dhe ka biseduar në këto 15 ditët e caktuara nga data kur Kurti është mandatuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për kryeministër të Kosovës.

Kurti gjithashtu ka deklaruar në vazhdimësi se nuk mund të ketë një koalicion mes partisë që udhëheq, VV-së dhe PDK-së ndërsa ka lënë një “derë të hapur” për Lidhjen Demokratike të Kosovës, por që edhe ata në vazhdimësi kanë thënë se nuk mund të ketë një koalicion mes tyre.

Nëse Kurti nuk i mbledh votat për formimin e Qeverisë deri të dielën, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit i mbesin 10 ditë që të ftoj partitë në një takim, dhe ta mandatoj kandidatin i cili deklaron se e ka shumicën parlamentare për krijimin e Qeverisë.

Formimi i institucioneve në vend ka pësuar një ngërq që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve kanë vonuar shumë derisa janë certifikuar, ndërkaq që nga seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës që është mbajtur me 15 prill të këtij viti janë dashur afro gjashtë muaj kohë që ky Kuvend të konstituohet.

Gjatë kësaj periudhe, janë mbajtur mbi 70 seanca konstituive si dhe është dashur disa herë që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese që në mënyrë ligjore t’iu tregoj rrugën për të vazhduar.

Fillimisht, VV ka propozuar dhjetëra herë deputeten e kësaj partie, tashmë nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun për kryekuvendare. Ajo asnjëherë nuk ka arritur të mbledh votat e nevojshme për të marrë këtë pozitë, e më pas nga kjo parti kanë vënë në votim komisionin për votimin e fshehtë.

Ky komision është parë antikushtetues nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe prandaj deputetët e këtyre partive nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Këtë e kishte konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese e cila kishte thënë përmes një aktgjykimi se procesi i votimit duhet të jetë i hapur ndërsa një kandidat për kryekuvendar ka të drejtë të propozohet vetëm tri herë.

Pas Haxhiut, VV ka propozuar edhe Donika Gërvallën, Hekuran Muratin dhe Arbërie Nagavcin por që asnjëri nga këta nuk u votua pasi PDK kishin deklaruar se nuk e votojnë asnjë nga ministrat e Qeverisë Kurti 2.

Deputeti i fundit i cili edhe u zgjodh kryekuvendar ishte Dimal Basha, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Albulena Haxhiu nga VV, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK.

Procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngecur përsëri tek nënkryetari serb. Pas votimit të nënkryetares nga komunitetet joshumicë, Emilja Rexhepi, kandidatët për nënkryetarë nga Lista Serbe e as deputeti serb Nenad Rashiq nuk u votuan për disa herë radhazi.

Edhe kjo çështje u zgjodh vetëm pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, por që edhe pasi u votua Nenad Rashiq, dhe Kuvendi u konsiderua i konstituuar, ky proces është ende në Kushtetuese. Kjo pasi deputetët e Listës Serbe kanë bërë ankesë në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kjo ankesë është duke u shqyrtuar.

Sot, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë se Kushtetuesja nuk ka asnjë argument për të caktuar një masë të përkohshme.

“Unë nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese ka rast. Kjo u dëshmua herën e fundit, kur e fitoi një të drejtë kushtetuese zonja Emilja Rexhepi. Një e drejtë kushtetuese është vendimi i Kuvendit, tani me Nenad Rashiq dhe zonja Emilija Rexhepi si nënkryetarë të Kuvendit. Kjo pas shterimit të të gjitha opsioneve që ofron rregullorja e Kuvendit, dhe do të ishte komplet absurde me mendu që t’i refuzohej e drejta e një nënkryetari që i takon komunitetit serb, i cili përfaqëson komunitetin serb dhe është në linjë me rregulloren e punës së Kuvendit. Prandaj, unë nuk besoj se do të ketë masë të përkohshme, megjithatë do të dërgojmë komentet tona. Por Gjykata do ta injorojë këtë plotësisht, sepse nuk ka asnjë argument të vetmin”, ka thënë Basha.

Basha nuk ka treguar nëse i kanë apo jo numrat për Qeverinë, dhe nëse kjo Qeveri nuk formohet deri më 26 tetor kur edhe përfundon afati kushtetues, vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e reja në vend mund të shkaktojnë probleme serioze në ekonominë e vendit për shkak të shpenzime të larta, ndërkaq mund të bie interesimi i qytetarëve për të dal në zgjedhje për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit të cilat nuk sollën rezultat. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz