back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeMSh-ja shpjegohet për “kushtin kufitar” me tri vaksina

MSh-ja shpjegohet për “kushtin kufitar” me tri vaksina

Të ngjajshme

A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?

Nëse jeni duke pritur një fëmijë, punëdhënësi juaj zviceran...

“Sirena blu”, Oriola sjell pozat magjike të verës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish...

Pas bujës së madhe që është duke bërë lajmi për moslejimin e hyrjes në Kosovë pa qenë i vaksinuar me të dy dozat, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është e thënë që qytetarët të jenë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, ata mund të jenë të vaksinuar me dy doza dhe të kenë një test negativ të RT PCR, jo më e vjetër se 48 orë, rregull ky që sipas MSh-së është praktikuar edhe në vende të tjera.

Sipas kësaj ministrie, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë tha se këto masa të ndërmarra janë si rezultat i rregullt i situatës epidemiologjike në vend.

Mekanizmat kundër COVID-19 do të monitorojnë në baza ditore situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe deri në fundin e javës, institucionetdo të mund të kenë një pasqyrë më gjithëpërfshirëse se cili ka qenë ndikimi i rritje së rasteve të COVID-19 në ngarkesën spitalore dhe në varësi të kësaj, si dhe të numrit të rasteve të reja gjatë ditëve në vijim, të gjitha masat do të mund të rishikohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz