BallinaLajmeLajmet e FunditMr. Beast dhuron 500 mijë euro për 10 ndjekës – fituesi i...

Mr. Beast dhuron 500 mijë euro për 10 ndjekës – fituesi i dhjetë del nga Kosova

YouTuberi i famshëm MrBeast ka realizuar sërish një nga iniciativat e tij bujare, duke shpërndarë 500,000 euro për 10 ndjekës fatlumë.

Gara, e cila u zhvillua përmes një postimi në rrjetet sociale, mblodhi mbi 7 milionë komente, por vetëm dhjetë persona u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme.

Fituesi i dhjetë i kësaj gare rezultoi të jetë një i ri nga Kosova, me emrin Shqiprim.

Foto: Mr. Beast/Instagram

Në një intervistë për Prive, Shqiprimi rrëfen se gjithçka ndodhi krejt rastësisht dhe se fillimisht nuk i besoi lajmërimit.

Ai tregon se nuk ishte ndjekës i MrBeast, dhe se ishte vellai i tij ai që e shtyu të merrte pjesë në garë, pasi vetë e kishte dëgjuar vetëm emrin e youtuberit.

Pas pak ditësh, ai mori një mesazh zyrtar nga MrBeast dhe ekipi i tij, duke e informuar se ishte njëri prej fituesve, dhe më pas ndoqi të gjitha procedurat për ta marrë shpërblimin.

Shqiprim shprehet se kjo shumë e parave “erdhi në momentin e duhur”, pasi së bashku me vëllain kanë nisur një biznes të ri: një akademi për përkthime dhe kurse të gjuhëve të huaja.

Ai shton se të gjitha paratë do t’i investojë në zhvillimin e këtij projekti. /Telegrafi/

- Advertisement -