Mposhtet Feronikeli
BILLI

Lexo edhePërfundon pjesa e parë edhe në Suharekë, ky është rezultati në ndeshjen Ballkani – Feronikeli

Suharekasit kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje dramatike.
Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.
Ballkani shtoi ofensivën në pjesën e dytë duke kërkuar me ngulm golin.
Gripshi, Daku e Baftiu provuan, derisa për mysafirët Hoti shpërdoroi një rast të mirë shënimi.

Lexo edhePërfundon pjesa e parë edhe në Suharekë, ky është rezultati në ndeshjen Ballkani – Feronikeli
Tetë minuta para fundit të ndeshjes, Mirlind Daku shënoi gol me kokë pas harkimit nga Ermal Krasniqi.
Deri në fund Ballkani mbrojti mirë rezultatin dhe mori një tre pikësh të artë.
Me këtë fitore suharekasit dalin në pozitën e parë me 44 pikë, sa ka edhe Drita. /Telegrafi/