back to top
Thursday, July 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMPJD reagon pas arrestimit të Lulzim Halilit: Serbia s’ka dhënë përgjigje, qytetarët...

MPJD reagon pas arrestimit të Lulzim Halilit: Serbia s’ka dhënë përgjigje, qytetarët të shmangin udhëtimet tranzit

Të ngjajshme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me shtetasin e Kosovës të arrestuar në Serbi.

Sipas informacioneve që Ministria ka dhënë, Lulzim Halili është ndaluar nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

Ministria ka thënë tutje se Zyra Ndërlidhëse ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac rreth orës 23:00 mbrëmjen e 22 korrikut, mirëpo zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të ofrojë detaje mbi rastin.

“Sot, më 23 korrik 2025, Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Reagimi i plotë:

Njoftim lidhur me arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës z. Lulzim Halili, nga autoritetet e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar mbrëmjen e 22 korrikut 2025 për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, z. Lulzim Halili.

Sipas informacioneve të pranuara, z. Halili është ndaluar nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

Zyra Ndërlidhëse ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac rreth orës 23:00 mbrëmë, mirëpo zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të ofrojë detaje mbi rastin.

Sot, më 23 korrik 2025, Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe.

Gjithashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për këtë rast misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Sapo të konfirmohet nëse z. Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes.

Për çdo zhvillim të mëtejmë rreth këtij rasti, do të ju mbajmë të informuar me kohë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit