back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeMPJD: Katari do t’ua mbulojë shpenzimet e akomodimit turistëve të bllokuar, përfshirë...

MPJD: Katari do t’ua mbulojë shpenzimet e akomodimit turistëve të bllokuar, përfshirë edhe qytetarët e Kosovës

Të ngjajshme

Shala i LDK-së thotë se për Presidentin do të flasin në takimin në parti

Grupi Parlamentar i LDK-së është mbledhur sot në selinë...

OEK: Stabiliteti politik, kusht për zhvillim ekonomik

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me...

Ku shkon nafta që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit?

Pas luftës që ka shpërthyer në Lindje të Mesme,...

Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në selinë e këtij subjekti

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë se kjo...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet e Katar do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që kanë mbetur të bllokuar në vend, si pasojë e rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

Sipas njoftimit, vendimi ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

“Masa vlen edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen aktualisht në Katar dhe nuk kanë mundësi të largohen përkohësisht nga territori i këtij shteti”.

Postimi i plotë:

NJOFTIM!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit, autoritetet e Shtetit të Katarit kanë vendosur që të mbulohen shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që janë bllokuar dhe nuk mund të largohen nga vendi.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada i rekomandon qytetarëve tanë që të qëndrojnë të qetë, të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme.

Ambasada do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo informacion shtesë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz