Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMPJD, bashkatdhetarëve: Verifikoni dokumentacionin, planifikoni udhëtimet me kujdes

MPJD, bashkatdhetarëve: Verifikoni dokumentacionin, planifikoni udhëtimet me kujdes

Të ngjajshme

Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft

Avokati Arianit Koci thotë se “shteti po na rrezikohet”. Ai...

Hasani: Limaj të vijë tek PDK-ja dhe ta kërkojë mbështjetjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani,...

Tërmeti godet Alpet Zvicerane pranë Mürren

Një tërmet ka goditur zonën pranë Mürren në Bernese...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një njoftim për të gjithë bashkatdhetarët për kushtet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës me dokumente me afat të skaduar, përmes transportit rrugor.

Përmes një postimi në Facebook, MPJD thotë se disa shtete gjatë tranzitit kërkojnë dokumente të vlefshme udhëtimi, pa përjashtim. Udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e këtyre shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

“Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre. Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet më tutje në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit