Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Policisë kanë zhvilluar një operacion të madh për arrestimin e personave të cilat janë përfshirë në vepra të ndryshme penale si keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrja e ryshfetit dhe kontrabandë.
Policia e Kosovës në aksionin në Zubin Potok hasi në rezistencë nga persona që kishin bllokuar rrugën me barrikada të vendosura.
Me këtë rast janë marrë masat e nevojshme për largimin e barrikadave me ç’rast është plagosur një polic me armë zjarri dhe disa qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta.
Në aksion është arrestuar edhe një shtetas rus, Mihajl Aleksandreviç Krashnoshenkoviç, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.
Policia ka arrestuar 19 zyrtarë të saj, edhe nëntë qytetarë që kishin fletarrest, njofton Ministria e Punëve të Brendshme përcjellë Klan Kosova.
Aksione të Policisë së Kosovës ka pasur edhe në Vërmicë, ku janë arrestuar katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë