BallinaLajmeMPB kërkon rrugë ligjore të mos e paguajë gjobën 5 milionëshe

MPB kërkon rrugë ligjore të mos e paguajë gjobën 5 milionëshe

Të ngjajshme

Nxehet Fjolla Morina, shfaqet provokuese në Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina vazhdon të jetë...

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare themeluesi historik i Lega-s, Umberto Bossi

Umberto Bossi, themeluesi historik i Lega-s, ka ndërruar jetë...

Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike

Këshilli i Madh i Gjenevës ka miratuar një ligj...

Elineli dhe Ya Nina publikon këngën “S’jem pa”

Dy artistët e njohur, Elineli dhe Ya Nina kanë...

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar se  dikasteri që ai drejton do të bëjë të gjitha përpjekjet ligjore që tëi shmanget pagesës së gjobës së shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris.

“Jemi duke bërë të gjitha veprimet dhe do të përdorim çdo mekanizëm ligjor, që të mbrojmë vetveten”, deklaroi Hyseni në televizionin Tribuna Channel.

Por që ky vendim i Arbitrazhit në hyjë në fuqi dhe MPB-ja të paguajë gjobën për ndërprerje të parregullt të kontratës me kompaninë austriake OeSD për prodhimin  pasaportave, ai duhet të dërgohet për fuqizim në gjykatën kosovare.

Sidoqoftë, ministri Hyseni tha se kompania e angazhuar nga MPB-ja do të angazhohet maksimalisht që të shmanget dhe të gjendet një rrugë ligjore që kjo pagesë të mos bëhet.

Nga ana tjetër, analistë të ndryshëm si Agron Demi nga Instituti GAP, kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës së shpejti do të përballet edhe me dy procese të tjera lidhur me PTK-në ku nëse i humb rastet, do të duhet të paguajë edhe shumë miliona të tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz