Mourinho: “Kritika ndaj Vinit dhe Mbappes? Po gjuani gurë në pemët që japin fruta

Jose Mourinho ka folur në konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.
Një ditë para ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos, ai foli për gjërat që po ndodhin në klub përfshirë dhe ato ndaj Kylian Mbappes dhe Viniciusit.
“Ka njerëz që i kanë parë Mbappen dhe Viniciusin duke u mbrojtur kundër Interit dhe nuk e thonë.” “Ata thonë më pas se mund të kishim pësuar 4 gola, por nuk thonë se mund të kishim shënuar 8 gola.” “Njerëzit që kuptojnë kaq shumë për futbollin nuk e thonë. Pse?”, u shpreh Mourinho.
Ndërsa po ashtu Mourinho komentoi edhe fishkëllimat ndaj brazilianit, për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Interit teksa e përmendi një proverb portugeze.

Lexo edheRashani rikthehet në Norvegji, i bashkohet Valerengas
“Ekziston një proverb i ngjashëm në portugalisht. Ti hedh gurë vetëm te pemët që japin fruta. Çfarë ka bërë Vinicius këtu? Sa Liga Kampionësh ka fituar? Sa gola ka shënuar? Sa barazime ka vendosur? Viniciusi që i vetëm e përfundoi ndeshjen kundër Benficas vitin e kaluar po vjen. Ai nuk ka arritur ende. Ai po punon më shumë se kurrë. Në këtë epokë të bazuar në të dhëna, ai është shumë afër shpejtësisë së tij kulmore. Ai i ka thyer rekordet e tij këtë sezon, duke përfshirë edhe rikuperimet e topave… Ai po vjen”, shtoi “The Special One”.
Reali, nesër do të luaj ndaj Rayo Vallecanos në “Bernabeu” e cila nis nga ora 21:00./IndeksOnline/














