BallinaLajmeLajmet e FunditMotra e Mateos flet për Brikenën: Babit tim i pëlqen, le të...

Motra e Mateos flet për Brikenën: Babit tim i pëlqen, le të themi si paraqitje të paktën se nuk është se e njeh tamam

Të ngjajshme

Rubio njofton dëbimin e mbesave të ish-gjeneralit iranian, revokohen kartat e gjelbra

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i ka revokuar kartën...

Në Stamboll, Zelensky premton bashkëpunim më të madh në siguri me Turqinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi bashkëpunim më të...

Kearns, për Osmanin: Koha e gabuar për të humbur një lidere të këtij kalibri

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas përfundimit të...

Motra e Mateo Borrit, Kejsi Borri, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “She’s on air”, ku komentoi lojën e të vëllait në “Big Brother VIP 5” dhe marrëdhënien e tij me banoren Brikenën.

Kejsi tregoi se babai i saj nuk ka përmendur ende fjalën “nuse” për Brikenën, por që të paktën e pranon si paraqitje.

“Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena le të themi si paraqitje të paktën se nuk është se e njeh tamam. E njeh vetëm nëpërmjet televizionit dhe e njeh aq sa e njohin të gjithë,” tha ajo.

Moderatorët e pyetën gjithashtu nëse babai ishte dakord me ndërhyrjet e Mateos në mënyrën se si Brikena vishet brenda shtëpisë. Kejsi u përgjigj duke treguar stilin e edukimit në familje:

“Babi im të paktën me mua në veshje nuk ka qenë aq i rreptë, kurse Mateo ka qenë. E ka pjesë të karakterit. Ka patur raste që dilja nga shtëpia dhe mund t’i dukej një fustan pak më i shkurtër dhe më thoshte a ka mundësi ta ulësh atë fustan para se të dalësh. Por që të jetë i rreptë, i keq, nuk është. Ta thotë me lezet që ti t’a marrësh në konsideratë.”

Kejsi u shpreh se pëlqimi i Mateos për Brikenën duket i qartë, por marrëdhënia është ende e njohur vetëm përmes ekranit dhe përfaqëson një zhvillim interesant brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz