BallinaLajmeMoti për sot, nesër dhe ditëve në vijim

Moti për sot, nesër dhe ditëve në vijim

Të ngjajshme

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, a do të rikandidoj Sali Berisha?

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së...

Izraeli thotë se ka shkatërruar qendrën hapësinore dhe të satelitëve të Iranit

Izraeli tha të hënën se ka “shkatërruar” një kompleks...

Vetëm edhe dy javë kohë, mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri...

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një...

Sot në Kosovë pritet të kemi ulje të temperaturave dhe reshje lokale shiu, shqote e bore. Reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe nuk do të jenë të intensitetit të lartë. Në disa rajone priten pamje estetike nga reshjet e borës të cilat do të paraqiten, por sipas të gjitha gjasave ato nuk do të zgjasin. Reshje bore nuk priten në të gjitha viset, por vende-vende në Rrafshin e Kosovës dhe në viset kodrinore-malore.

Temperaturat do të pësojnë ulje për shkak të erërave veriore dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 6  apo 7 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi e diela vjen e vranët dhe e ftohtë, me reshje lokale shiu, shqote e bore. Reshje bore priten në veri të Malit të Zi dhe lokalisht në veri dhe lindje të Shqipërisë si dhe në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.  Këto reshje në të gjitha viset do të jenë nga mbetjet e ciklonit i cili është në dobësim e sipër dhe pritet të largohet të hënën për të na sjellur një ditë pa reshje atmosferike.

Rrymimet ajrore të dielën do të jenë kryesisht nga veriu, kurse të hënën do të kthehen prapë nga jugu dhe jugperëndimi, prandaj temperaturat do të rikuperohen shpejt.

Megjithatë, nga e marta masa tjera ajrore ciklonike do të vijnë në drejtim të rajonit, fillimisht në Mal të Zi dhe pjesë të Shqipërisë pritet të rifillojnë reshjet menjëherë mbrëmjen vonë të së hënës dhe të martën, pastaj nga e marta vonë reshje të reja shiu priten edhe në Kosovë fillimisht në Dukagjin./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz