back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeMoti për 5 ditët e ardhshme: Diell shi e borë

Moti për 5 ditët e ardhshme: Diell shi e borë

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për temperaturat në 5 ditët e ardhshme.

Sipas Institutit fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen, kështu që për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë.

“Nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, sepse në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Bëhet e ditur se reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Dita e hënë dhe e martë, paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistroj temperaturat më të ulëta të javës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.”, përfundon komunikata e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz