back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeMoti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Të ngjajshme

Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme

Në portin Durrës-Bari, shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ka një detaj që të tregon menjëherë nëse këpucët me taka do të të vrasin

Blerja e këpucëve të reja shpeshherë është si lotari....

Shqipëria hap katër kapituj të rinj negociatash për anëtarësim në BE më 16 shtator

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur...

AAK gati për nisjen e fushatës zgjedhore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të nisë...

Deri në fundjavë vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat gradualisht në rritje.

Pas të reshurave të konsiderueshme të borës që ranë ditën e sotme, në ditët e ardhshme mbi vend do të shtrihen fusha me presion më të rritur, që do të kushtëzojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu në fundjavë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në aspektin termik, mbetemi nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, e temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje, mirëpo mbeten pak të ulëta në krahasim me vlerat mesatare”.

PW bën të ditur se, sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës dhe nga dita e hënë mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike që do të favorizojnë kthjellime dhe mot kryesisht me diell javën e ardhshme, e nga dita e martë temperaturat do të shënojnë rritje më të ndjeshme.

Cilësia e ajrit do të do të rritet përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe orëve të mbrëmjes mund të kalojë në vlera të pashëndetshme, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 2-6 prill:

2.04 – Ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten kthjellime.

3.04 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica dhe kryesisht kthjellët. Ditën vranësirat do të shtohen.

4.04-5.04 – Ditën e shtunë vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

6.04 – Kryesisht me diell, por me erë.

Temperaturat minimale do të sillen nga -4C deri në +3C, ndërsa temperaturat maksimale gradualisht do të rriten në 6C deri 13C.

Do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-9m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e nga e diela do të shënojë rritje lartë mbi normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz