back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMoti i keq/ Rrëshqitjet e dherave dëmtojnë dy tubacionet e ujit të...

Moti i keq/ Rrëshqitjet e dherave dëmtojnë dy tubacionet e ujit të pijshëm në Durrës e Shijak

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Qyteti i Durrësit është një ndër qytetet më të prekura nga moti i keq i ditëve të fundit.

Si pasojë e këtyre reshjeve disa zona në Durrës dhe Shijak do të kenë kufizime në furnizimin me ujë pë shkak të defekteve si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë ditëve të fundit. Lajmin është njoftuar nga Ujësjellës Kanalizime Durrës.

Në njoftim thuhet se aktualisht stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar. Rëshqitjet e dherave kanë dëmtuar edhe tubacionin e ri DN 700 mm në kodrën e Ishmit.

“Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se nga dita e sotme do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për shkak të disa difekteve që kanë ndodhur nga shirat e ditëve të fundit. Aktualisht stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar, po ashtu edhe stacioni i ri i pompave në Milot që furnizon me ujë qytetin e Durrësit.

Për shkak të rëshqitjes së dherave oranë depos së Shilores në Shijak, është carë tubacioni DN 400 mm dhe për këtë arsye zona e Shijakut dhe Maminasit nuk po furnizohet me ujë. Rëshqitjet e dherave kanë dëmtuar edhe tubacinin e ri DN 700 mm në kodrën e Ishmit.

Në këto kushte është ndërprerë puna edhe në stacionin e pompave në Milot, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Durrësit dhe një pjesë e fshatrave. UKD ka dërguar që në momentin e parë dy brigada që po meren me riparimin e difekteve. Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar“, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz