Moti i ftohtë me temperatura të ulëta ka vazhduar edhe sot në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë duke krijuar probleme në qarkullimin rrugor dhe jetën e përditshme të banorëve në zonat malore, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri temperatura kanë shkuar deri në -19 gradë, ndërkohë sot në mëngjes kanë nisur reshjet e borës në Sarandë, Pukë dhe Dibër.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka informuar nëpërmjet një njoftimi zyrtar se Forcat e Armatosura kanë filluar shpërndarjen e ndihmave ushqimore me helikopter në zonat e izoluara.
“Në përgjigje të kërkesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, helikopterët e Forcës Ajrore kanë kryer disa fluturime për shpërndarjen e ndihmave në zonat e izoluara. Janë shpërndarë ndihma ushqimore dhe batanije për banorët e fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës. Ndihmat e shpërndara për banorët e këtyre fshatrave të izoluar janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu, efektivët dhe mjetet e rënda të Forcave të Armatosura janë të angazhuara edhe në hapjen e rrugëve rurale që janë ende të bllokuara nga bora.
Në një njoftim zyrtar, nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë bëhet e ditur se në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë, Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Berat megjithëse nuk ka pasur reshje, për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka pasur prezencë akulli. Sipas MPB-së, të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, disa pjesërisht me zinxhirë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit për shkak të motit të ftohtë 3 persona humbën jetën, ndërsa ka patur edhe ngjarje aksidentale në rrugët e vendit.
Në Maqedoni sërish reshje bore dhe temperatura të ulëta
Nga Drejtoria Hidrometeorologjike e Maqedonisë (DHMM) lajmërojnë se sot në vend mban mot i vrenjtur dhe shumë i ftohtë, në më shumë vende me reshje bore, ndërsa në viset malore reshjet janë me intensitet mesatar.
Në Mavrovë sot është më ftohtë, me temperaturë prej -20 gradë, ndërsa ka edhe borë prej 68 centimetrave. Trashësia e mbulesës së dëborës është 49 centimetra në Pozhoran, 45 në Lazaropol, 35 në Topolçan, 28 në Tetovë, 27 në Dibër, 24 në Krushevë, 23 në Gjurishtë, 22 në Berovë, 17 në Kriva Palankë, 16 në Manastir, 12 në Kumanovë dhe Demir Hisar, 11 në Ohër dhe Pretor, 10 në Shtip, Prilep dhe Vinicë, 9 në Strumicë, 8 në Shkup.
Moti gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të kohë paskohshme të borës me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët lindore do të mbajë mot i vrenjtur me reshje bore me intensitet mesatar.
Temperatura më e lartë e ajrit do të jetë në intervalin nga -10 deri në -3 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i vrenjtur dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të bobët deri në mesatar. Do të fryjë erë veriore. Temperatura do të arrijë deri në -6 gradë Celsius.
Në Kosovë vazhdon të mbajë mot i ftohtë
Në Kosovë gjatë ditës së sotme do të vazhdojë të ketë mot të ftohtë me reshje bore. Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare, ku vende-vende do të ketë reshje bore me intensitet të dobët.
Një qytetar 53 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë për shkak të hipotermisë (uljes së temperaturës trupore). Lajmin ka konfirmuar për AA zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 3 të mëngjesit, kur në magjishtralen Prizren-Gjakovë, përkatësiht në fshatin Landovicë, patrulla e policisë ka gjetur 53 vjeçarin Afrim Oseku të shtrirë në tokë dhe në gjendje të ngrirë.
Ai bëri të ditur se personi ka ardhur në spital në gjendje të ngrirë për shkak të hipotermisë (uljes së temperatureës trupore) dhe se nuk ka mundur të mbijetojë.
“Menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë. Personi është dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal mirëpo mjekët kanë konstatuar se rreth orës 4 të mëngjesit personi ishte pa shenja jete”, tha Berisha.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri në -17 gradë Celsius, kurse ato maksimale ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius. Sipas IHMK-së nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit, të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.
Edhe situata në rrugët e Kosovës ka filluar të normalizohet, ku sipas Ministrisë së Infrastrukturës, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale janë të kalueshme.
Ndërron jetë një qytetar i Prizrenit për shkak të hipotermisë
Moti i ftohtë në Kosovë vështirëson jetën e qytetarëve, ndërkaq një qytetar 53 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë për shkak të hipotermisë (uljes së temperaturës trupore).
Lajmin ka konfirmuar për AA zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 3 të mëngjesit, kur në magjishtralen Prizren-Gjakovë, përkatësiht në fshatin Landovicë, patrulla e policisë ka gjetur 53 vjeçarin Afrim Oseku të shtrirë në tokë dhe në gjendje të ngrirë.
Ai bëri të ditur se personi ka ardhur në spital në gjendje të ngrirë për shkak të hipotermisë (uljes së temperatureës trupore) dhe se nuk ka mundur të mbijetojë.
“Menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë. Personi është dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal mirëpo mjekët kanë konstatuar se rreth orës 4 të mëngjesit personi ishte pa shenja jete”, tha Berisha.
Ndërkaq, sipas informacioneve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale për këtë javë do të jenë ndërmjet minus 22 deri në minus 17 gradë Celsius.