Mot pranveror, ja deri në sa gradë celsius arrijnë sot temeraturat
03·
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në pesë ditët e ardhshme do të jetë i nxehtë, me temperatura që kalojnë mbi 20 gradë celcius.
IHK thekson se një situatë stabile e motit do të vazhdojë deri ditën e premte, ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal.
Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e normales.

Lexo edheFlet xhaxhai i 11 vjeçit të kidnapuar: E morën me xhip të zi
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s”.














