back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeMot me shi pothuajse gjatë gjithë javës

Mot me shi pothuajse gjatë gjithë javës

Të ngjajshme

Crawfordit i hiqet titulli i WBC-së pas fitores ndaj Canelos

Boksieri amerikan, Terence Crawford, nuk është më kampion i...

Trump sulmon emigrantët somalezë: “Nuk i duam, janë plehra”

“Nuk i duam në vendin tonë”: Presidenti amerikan Donald...

Kurti në Konferencën e Mjedrës: Një premtim nga Qeveria, do të jem partner jo spektator

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij...

Të martën parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu dhe bubullima në orët e pasdites. Ditën e mërkurë do të mbajë mot më stabil me intervale më të gjata me diell, derisa reshje shiu parashihen kryesisht nëpër lokalitete.

Turbullira nga Atlantiku që ditëve të fundjavës solli reshje të mëdha shiu në rajon, do të vazhdoj të mbetet e pranishme edhe ditëve të para të javës, duke sjellur mot jostabil, me vranësira të pjesshme dhe reshje lokale shiu me bubullima.

Ditën e hënë do të mbajë mot më i freskët, me vranësira, reshje lokale shiu, që gjatë pasdites mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Të martën parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu dhe bubullima në orët e pasdites. Ditën e mërkurë do të mbajë mot më stabil me intervale më të gjata me diell, derisa reshje shiu parashihen kryesisht nëpër lokalitete.

Nga dita e enjte sërish priten të reshura lokale me bubullima, derisa masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të zbresin dukshëm temperaturat e ajrit nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Temperaturat maksimale deri të mërkurën do të jenë në rritje, nga 24C deri në 29C, e më pas do të zbresin në 23C ditën e premte, e në fundjavë deri në 20C. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu 2-9m/s. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz