back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeMot me diell dhe vranësira, në disa zona priten reshje shiu

Mot me diell dhe vranësira, në disa zona priten reshje shiu

Të ngjajshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për disa ndryshime të lehta në situatën meteorologjike për ditët në vijim.

Sipas institutit, ndryshimet në fushat barike dhe termike kanë ndikuar që e enjtja dhe e premtja të paraqiten me kushte paksa të ndryshme nga parashikimi fillestar.

Sot pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone të vendit. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.

Temperatuurat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 °C dhe 4 °C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 10 °C deri në 13 °C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje-veriperëndim.

Kurse të premten, pritet mot me vranësira të dendura gjatë gjithë ditës, të cilat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm. Temperatuurat minimale do të jenë ndërmjet 2 °C dhe 5 °C, ndërsa maksimalet ditore pritet të sillen ndërmjet 8 °C dhe 11 °C. Do të fryjë erë e lehtë, lokalisht mesatare deri e fortë, nga drejtimi verilindor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz