back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeMot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile meteorologjike dhe temperatura të larta tipike për stinën e verës.

Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 32 deri në 35 gradë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi nga një deri në pesë metra për sekondë, transmeton lajmi.net

E diela do të sjellë gjithashtu mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të luhaten nga 28 deri në 32 gradë. Era do të vijë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi nga një deri në shtatë metra për sekondë.

Gjatë këtyre ditëve, pritet që indeksi i rrezeve ultravjollcë të jetë i lartë, prandaj qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e gjatë në diell dhe të respektojnë rekomandimet shëndetësore për mbrojtje nga rrezatimi UV./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz