back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeMosshpallja e rezultatit të Listës Serbe nga KQZ, Gjuriq: Po ndodh pikërisht...

Mosshpallja e rezultatit të Listës Serbe nga KQZ, Gjuriq: Po ndodh pikërisht tani që BE nisi t’ia heqë masat Kosovës

Të ngjajshme

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pasi KQZ nuk ka miratuar shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Listën Serbe.

Gjuriq ka thënë se kjo është një shkelje e të drejtave politike të qytetarëve serbë në Kosovë.

Sipas politikanit serb, kjo po bëhet tashmë kur BE ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se një veprim i tillë po ndodh pikërisht në momentin kur Bashkimi Evropian po fillon procesin e heqjes së masave kundër qeverisë së Albin Kurtit, i cili po rezulton të jetë një hap që qartësisht nuk ka kontribuar në ndalimin e presioneve mbi serbët dhe komunitetet e tjera kombëtare jo-shumicë në Kosovë dhe as njoftimi për heqjen e tyre nuk ka ndihmuar në qetësimin e situatës ose në ruajtjen e standardeve demokratike.”, ka shkruar Gjuriq.

Politikani serb në fund ka thënë se Serbia do të njoftojë partnerët ndërkombëtarë për këtë gjë dhe të insistojë në respektimin e të drejtave politike të popullit serb në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz