back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMoskonstituimi i Kuvendit, Krasniqi: Situatë e padëshirueshme, barra bie mbi partinë e...

Moskonstituimi i Kuvendit, Krasniqi: Situatë e padëshirueshme, barra bie mbi partinë e parë

Të ngjajshme

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbresha Krasniqi sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës.

Ajo u shpreh se është shkaktuar një situatë të padëshirueshme dhe barra për konstituimin e Kuvendit bie mbi partinë e parë.

“Kjo që nuk ndodh konstituimi i Kuvendit është një situatë e padëshirueshme për të gjithë neve. Kjo ka kaluar edhe të jetë irrituese për qytetarët e Kosovës”.

“Është një situatë që nuk është parë ndonjëherë në Republikën e Kosovës, mandej qytetarët e Kosovës me të drejt presin konstituimin e Kuvendit dhe sigurisht se e gjithë kjo barrë i takon secilit subjekt politik në Kosovë, secilit deputet madje në Kuvendin e Kosovës, por para së gjithash përgjegjësia i takon partisë së parë, apo më mirë të them partisë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit”, u shpreh tutje Krasniqi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit