Moska kundërpërgjigjet ndaj Berlinit, mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg
dp

Lexo edheDjali i Joe Bidenit bëri shaka se do të kandidonte vetëm nëse i kthehej drogës, tani nuk e përjashton mundësinë

Rusia ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, duke përshkallëzuar më tej tensionet diplomatike mes Moskës dhe Berlinit.
Vendimi i Moskës vjen si kundërpërgjigje ndaj masave të marra nga Gjermania për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon dhe të një qendre kulturore ruse në Berlin.
Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se konsullata gjermane duhet të ndërpresë aktivitetin e saj jo më vonë se më 18 shtator 2026. Punonjësit e saj duhet të largohen nga territori rus deri në të njëjtën datë.
Moska ka urdhëruar gjithashtu ndërprerjen e veprimtarisë së qendrave të Goethe-Institut në Rusi. Punonjësit e dërguar nga Gjermania duhet të largohen nga vendi deri më 13 shtator.

Lexo edheDjali i Joe Bidenit bëri shaka se do të kandidonte vetëm nëse i kthehej drogës, tani nuk e përjashton mundësinë
Përplasja diplomatike mes dy vendeve është përshkallëzuar pas akuzave të Gjermanisë se Rusia qëndronte pas një tentative për sulm me dron në aeroportin Leipzig/Halle në gusht.
Moska i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar si të pabazuara.