back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeMosformimi i Qeverisë, Deliu: Ata numra e rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit

Mosformimi i Qeverisë, Deliu: Ata numra e rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit

Të ngjajshme

Gjysmë milioni euro nën hetim, Albina Nura jep dëshmi për rastin e BE-së në Kosovë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për...

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen brenda 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1438 gjoba për kundërvajtësit...

Dalin pamjet e arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vend të punës

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të...

86 të vdekur për nëntë muaj në aksidente trafiku, prej tyre 47 kanë qenë shoferë

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në...

Deputetja e  Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra foli në lidhje me dështimin e djeshëm të Albin Kurtit për ta formuar Qeverinë.

Ajo u shpreh se ishin vetëm 56 vota pro kësaj përpjekje dhe sipas saj, këta numra rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit.

“Ka qenë ashtu siç e kemi thënë dhe e kemi pritur prej datës së mbajtjes së zgjedhjeve, të muajit shkurt, pritshmëritë tona kanë qenë që shumica e dalë nga zgjedhjet e shkurtit e Vetëvendosjes nuk do t’i ketë numrat për ta bërë Qeverinë, ndonëse për muaj të tërë, eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar që i kanë numrat, ndonjëherë kanë thënë që i kanë për Qeverinë, e nuk i kanë për Kuvendin. Kjo ka qenë një sagë e deklaratave të përhershme që ndonëse kishte bllokadë, eksponentë të VV-së nuk kanë hezituar që të deklarohen në favor të votave për ta bërë Qeverinë”, tha ajo në KlanKosova.

“Ishin vetëm 56 vota pro përpjekjes për ta bërë Qeverinë Kurti 3, ata numra e rikonfirmuan edhe dje pafuqinë politike të z.Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i jep fund kësaj sage të gjatë të zhvillimeve brenda Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ajo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz