BallinaLajmeMoscertifikimi nga KQZ, Lista Serbe ankohet na PZAP

Moscertifikimi nga KQZ, Lista Serbe ankohet na PZAP

Të ngjajshme

Lista Serbe ka njoftuar së është ankuar në PZAP për vendimin e KQZ-së për moscertifikim e saj për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në një konferencë për media, kryetari i këtij subjekti politik, Zllatan Ellek, ka thënë se vendimi i djeshëm i KQZ-së është i paligjshëm dhe diskriminues.

Sipas tij, një veprim i tillë është hakmarrës.

“Është e qartë se Kurti dhe anëtari i tij në KQZ, para së gjithash mendoj për Alban Krasniqin, bashkëshortin e [ministres në detyrë të Drejtësisë] Albulena Haxhiut, nuk mund t’ia falin Listës Serbe faktin që ajo nuk u zgjodh në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Ellek, raporton EO.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz