back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaTeknologjiMos i postoni këto gjëra në Facebook

Mos i postoni këto gjëra në Facebook

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ka disa gjëra që nuk duhet t’i postoni në rrjetin social për shkak të sigurisë dhe privatësisë tuaj dhe gjithashtu duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.

1. Datën e plotë të ditëlindjes suaj apo të familjes.

Të gjithëve na pëlqejnë urimet e ditëlindjeve nga miqtë tanë në Facebook. Kjo na bën të ndiheni më mirë duke e ditur se njerëzit kujtohen për ditët tona të veçanta dhe kujdesen që të na dedikojnë një urim special.Problemi qëndron në faktin se kur ju listoni ditëlindjet tuaja jeni duke i dhënë hajdutëve 3-4 copëza të informacioneve personale që atyre u duhen për të vjedhur identitetin tuaj. Më e mira do të ishte që të mos e shfaqni fare datëlindjen, por nëse nuk mundeni, të paktën lini pa bërë publik vitin e lindjes. Miqtë tuaj të vërtetë do ta dinë këtë informacion gjithsesi.

2. Statusin tuaj social.

Nëse jeni në një marrëdhënie ose jo, më e mira do të ishte të mos bëni publike asgjë. Gjahtarët do të duan të dinë nëse ju jeni rishtazi ‘single’. E nëse ju e ndryshoni statusin social duke specifikuar ‘single’, kjo i jep atyre dritën e gjelbër që po kërkonin.Kjo i lë gjithashtu atyre të kuptojnë se ju jeni vetëm në shtëpi, përsa kohë që partneri juaj nuk është më me ju. Më e mira e mundshme do të ishte ta lini të paplotësuar këtë të dhënë.

3. Vendndodhjen tuaj aktuale.

Ka shumë njerëz që e dashurojnë opsionin e etiketimit në “Facebook”, që i lejon të tjerët të dinë se çfarë janë duke bërë ata 24/7. Problemi qëndron në faktin se më këtë ju sapo i keni thënë dikujt se jeni me pushime, udhëtim jashtë qytetit apo që thjesht nuk ndodheni në shtëpi.Nëse shtoni akoma se sa zgjat udhëtimi juaj, ju i keni thënë hajdutit se sa kohë i duhet për të vjedhur shtëpinë tuaj. Idealja do të ishte që t’i hidhni fotot nga udhëtimi apo takimi që patët dhe të vendosni vendndodhjen kur të shkoni në shtëpi. I bëni xheloz ‘miqtë’ edhe në këtë formë!

4. Faktin se jeni vetëm në shtëpi.

Është tmerrësisht e rëndësishme që prindërit të sigurohen që fëmijët e tyre nuk do të vendosin një status që janë vetëm në shtëpi.Ne mendojmë se aksesin për të lexuar statusin tonë e kanë vetëm miqtë tanë, por në të vërtetë ne nuk e dimë me saktësi se kush po e lexon atë. Adresa e mikut tuaj mund të jetë vjedhur, ai mund ta ketë harruar atë hapur në ndonjë qendër interneti apo në telefonin e dikujt tjetër.

Gjëja më e mirë është të mos publikoni asnjë status apo postim që nuk do donit ta lexonin të panjohurit.

5. Foto e fëmijëve tuaj duke etiketuar emrat e tyre

Ne i duam fëmijët tanë. Do të bënim gjithçka për t’i pasur ata të sigurt, por shumica e njerëzve postojnë qindra foto apo video të fëmijëve të tyre në “Facebook” pa e menduar dy herë. Madje shkojnë edhe më tej duke zëvendësuar foton tonë të profilit me një foto me fëmijët tanë. Me siguri 90% e prindërve postojnë emrin e plotë të fëmijës, datën e saktë dhe orën e lindjes ndërsa janë ende në spital, paslindjes.Nuk po themi të hiqni apo të mos postoni asnjë foto të fëmijëve tuaj por nëse e bëni këtë të paktën hiqni të dhënat personale si emri i plotë apo datëlindja. Hiqni etiketimet nga fotot. Miqtë tuaj të vërtetë i dinë emrat e tyre gjithsesi. /albeu/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz