“Mos më turpëro” – Gimbo këshillon Selin nëse del nga BBV 5

“Ndiqe zemrën, edhe çfarë të thotë zemra”
Gimbo i ka dhënë disa këshilla sot Selin, teksa po bisedonin me njëri-tjetrin. Banori, i cili është në nominim së bashku me Brikenën, i tha Selin se nëse del sonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, të mos e turpërojë.
Ai vijoi duke i thënë që t’a mbajë veten ashtu siç e ka mbajtur me të deri tani. Sipas banorit, do të ishte dëshpërim shumë i madh nëse gjërat ndryshojnë sapo ai të lërë shtëpinë.

Lexo edheDy mjeshtrat japonezë që ndryshuan historinë e artit
“Gimbo nuk është kurrë vetëm shpirt, vetëm mos më korit. Mbaje veten siç ke qenë me mua deri tani. Se është dëshpërim shumë i madh për mua nëse gjërat ndryshojnë sa të dal unë. Ndiqe zemrën, edhe çfarë të thotë zemra. Mos u ndiko për asnjë moment për asgjë, për fjalët e dikujt, hiç. Ti fëmijë nuk je, i di gjërat shumë mirë. Kjo po dihet pse duhet me dalë unë, se duhet me u krijuar një çift i ri”, i tha Gimbo dhe Selin e dëgjonte.














