back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaJetëMos blini kolagjen me pilula kur mund ta gjeni tek një përbërës...

Mos blini kolagjen me pilula kur mund ta gjeni tek një përbërës kaq i thjeshtë

Të ngjajshme

Kurti: Me integrimin e SEPA, i kursejmë mërgimtarëve rreth 60 milionë euro

Kryeministri Albin Kurti takoi mërgimtarët në qytetin e Kamenicës....

Enver Hoxhaj nis ditën me kafen e mëngjesit me Myftiun Naim Tërrnava

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver...
- Advertisement -

Nëse njerëzit do të ndaheshin në dy grupe, ato do të ishin; njerëzit që pëlqen të hanë më shumë të bardhën e vezës dhe ata që hanë të verdhën e lënë të bardhën e vezës. Për grupin e dytë nuk kemi dhe lajme aq të mira; sipas studimeve klinike rezulton se e bardha e vezës është pjesa më e shëndetshme. Të bardhat e vezëve janë një ushqim me nivel të ulët kalorik, vetëm 17 kalori, në krahasim me 71 kalori nga një vezë e terë. E bardha nuk përmban kolesterol ose yndyrë të ngopur, gjë që e bën një ushqim ideal për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose diabetit.

Përfitimet shëndetësore të të bardhave të vezëve:

- Advertisement -

1. Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Një e bardhë veze përmban rreth 54 mg kalium, i cili është një elektrolit jetik dhe mineral i lidhur me shëndetin e kockave, shëndetin e zemrës dhe funksionimin e përgjithshëm efektiv të qelizave dhe organeve, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland. Shumë studime kanë gjetur lidhje mes kaliumit dhe uljes se presionit të të gjakut, sepse e bardha e vezës promovon vazodilimin ose zgjerimin e enëve të gjakut. Ata që konsumonin 4,069 mg kalium në ditë ulën rrezikun e sëmundjes ishemike të zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare me 37% dhe 49%, në krahasim me ata që marin 1,793 mg në ditë.

2. Rritja e masës muskulore

Të bardhat e vezëve të pasura me proteina janë perfekte për rritjen e masës muskulore. Konsumimi i rregullt i të bardhave të vezëve mund të ndihmojë në luftimin e lodhjes, forcimin e muskujve dhe rritjen e imunitetit.

3. Forconi kockat

Të bardhat e vezëve janë të pasura në kalcium. Ushqimet e pasura me kalcium janë të shkëlqyera për shëndetin e kockave. Përfshirja e të bardhave të vezëve në dietën tuaj të përditshme mund të kontribuojë në kocka më të forta dhe gjithashtu të parandalojë rreziqet e frakturave dhe osteoporozën.

4. Promovon shëndetin e lëkurës

Vezët kanë kolagjen në membranë, e cila ndodhet vetëm jashtë të bardhës së vezës dhe vetëm brenda guaskës, e cila shërben në mbrojtjen e vezës. Me të bardhat e vezëve mund të përgatisni në shtëpi një numër të madh maskash që do të rigjallërojnë lëkurën tuaj. Rezultatet treguan se proteina dhe kolagjeni i pranishëm në ushqimin e bardhë të vezëve ndihmojnë në zvogëlimin e rrudhave të shkaktuara nga dielli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz