Një moment tronditës kur frika më e keqe e një nëne ukrainase bëhet realitet, kur ajo e zbulon trupin e pajetë të djalit të saj, të hedhur në një pus të cekët pas tërheqjes së forcave ruse është dokumentuar në një video.
Skena shqetësuese e kapur nga gazetarët e AFP-së, të dielën në fshatin Buzova, fshat ky i çliruar pranë Kievit, përmbledh tragjedinë njerëzore të pushtimit rus në Ukrainë.
Gruaja vajton duke thirrur “djali imi vogël”, teksa bie në gjunjë e shikuar poshtë pusit, duke e njohur djalin e saj në këpucët e tij.
Në video shihet se policia nxjerr trupin e djalit të saj nga pusi dhe e mbështjell me një qese të bardhë trupi.
Me të parë trupin e tij, gruaja përpiqet të kalojë me forcë një kordon të improvizuar, teksa katër burra e mbajnë atë e cila bërtiste se “unë nuk do të largohem”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Një trup tjetër mashkull u gjet gjithashtu në pus, i cili ndodhej jashtë një stacioni karburanti të rrafshuar përgjatë rrugës së tërheqjes ruse në atë zonë, sipas AFP.