back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeMomenti kur veterani i UÇK-së largohet nga Kosova për një jetë më...

Momenti kur veterani i UÇK-së largohet nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani

Të ngjajshme

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Kosova nuk po shihet që ofron përspektivë për punë dhe mirëqenie. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i atyre që po kërkojnë të largohen për një jetë më të mirë.

Në mesin e tyre që e ka zgjedhur Gjermaninë për të punuar në mënyrë që të sigurojë jetë më të mirë për të dhe familjen e tij është edhe veterani i UÇK-së, Ajet Bytyqi nga fshati Dejnë i Rahovecit.

Largimin e Ajetit e ka bërë të ditur vëllai i tij Xhaferi, përmes një postimi në Facebook.

Ja çfarë shkuan ai:

Mbrëmë, e përcolla vëllaun e madh Ajetin (Bacën e madh) për në Gjermani. Iku për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më me perspektivë.

Ajeti është vëllau im i madh, njëkohësisht bashkëluftëtar i imi në Njësitin e UÇK-së të fshatit Dejnë.

Fundin triumfal të luftës e festuam bashkë në shtëpinë e djegur të babait.
Në fund të qershorit, i telefonova vëllaut të dytë Hidajetit, i cili jetonte në Gjermani dhe tentonte ta merrte vizën atje përmes një martese interesi si shumë shqiptar të tjerë.

I thash që të mos bënte shumë përpjekje se pas 3 apo 4 vjetësh në Kosovë do bëhet mirë e ndoshta edhe ti do të kthehesh nga atje.

Nuk e kam bërë mend që, njëzet vjetë pas luftës, do ta përcjelli për Gjermani edhe bacën e madh.

Ajeti iku, jo pse nuk u përpoq, por në mungesë të një zhvillimi normal i cili do t’u hapte perspektivë njerëzve punëtorë. Që nga paslufta ka punuar pa u ndalur, në disa faza edhe 16 orë në ditë. Megjithatë s’mjaftoi.

Kohëve të fundit, perspektiva e punës u varfërua shumë.

Kosova për të cilën luftoi plot 13 muaj, nuk i ofroi shumë. Edhe certifikatën e veteranit ja dhanë me vonesë. Ja sollën tri ditë para zgjedhjeve, për t’i bërë me dije se kë duhej ta votonte.

Ajeti këtë vit mbush 50 vjetë. Barrë e tij janë gruaja, 4 fëmijët dhe prindërit gjithashtu. Pas 33 vjetëve punë dhe 13 muajve shërbim në luftën çlirimtare, sërish do ti përvjel llërët nëpër punishtet gjermane, për të hapur një perspektivë për familjen e tij.

Ngjajshëm e pata përcjellë edhe në vitin 1992 por u pat kthyer nga Gjermania në vitin 1997 si 28 vjeçar, dhe u martua.

Tani është ndryshe. Nga rruga që ka marrë, mund të mbetet në gurbet deri në pleqëri të thellë e kthimi i tij mund të ketë kuptimin e prehjes afër paraardhësve tanë.

E lehtë të qoftë rruga e jeta e gurbetit vëlla./RahovecPost/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz