Momenti kur policja shpëton jetën e burrit me karrocë në shinat e trenit (VIDEO)
BILLI

Lexo edheIshujt që pushtohen të parët në rast lufte, harta turke shkakton alarm në Greqi

Ndërkohë që treni po i afrohej burrit me karrocë, policja e pa, ndali makinën dhe vrapoi për të shpëtuar atë.
Ajo tentoi ta lëvizte me karrocë por ishte e pamundur. Disa sekonda para se treni të godiste burrin, policja arriti ta largojë atë nga karroca dhe ta hedhë në tokë.
Në këtë mënyrë policja i shpëtoi jetën burrit 66-vjeçar duke rrezikuar dhe veten. Burri pësoi dëmtime në këmbë dhe u dërgua direkt në spital.
“Oficerja Urrea rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar një tjetër jetë dhe veprimi i saj parandaloi një tragjedi sot. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për oficerin Erika Urrea dhe heroizmin e saj”, tha departamenti i policisë.

Lexo edheIshujt që pushtohen të parët në rast lufte, harta turke shkakton alarm në Greqi
E gjithë pamja është filmuar nga kamera që policja mbante në uniformën e saj.