Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018.
Xhudistja jonë mposhti me ippon, pas një hedhje maestrale, gjermanen, Theresa Stoll, në kategorinë -57 kg.
Është kjo medalja e parë e artë për Nora Gjakovën në një kampionat të tillë për seniorë.
Vitin e kaluar, Gjakova fitoi medaljen e bronztë.

Nora në rrethin e parë mundi Ichinkholoo (Azerbajxhan), në të dytën Acelya Toprak (Britani e Madhe), kurse në çerekfinale, Telma Moreiron (Portugali). Finalen e siguroi pas triumfit ndaj ruses, Anastasiia Konkina.
Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë -52 kg.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin kur Nora rrëzoi gjermanen Theresa Stoll dhe pas triumfit festoi duke bërë shqiponjën me duar. /Periskopi/