Momenti i paharruar i Bajram Rexhepit me plakën që shante (Video)
03·
Bajram Rexhepi është përballur me një moment interesant, diku në Kosovë, derisa kishte bërë homazhe në Varreza të Dëshmorëve, gjatë kohës sa ka qenë kryeministër, nga viti 2002-2004.
Ish-kryeministri kishte ngushëlluar një nënë e cila kishte humbur familjarë në luftën e fundit në Kosovë. Por, teksa Rexhepi e kishte përqafuar plakën, ajo kishte shprehur në mënyrë shumë origjinale, zhgënjimin me qeverinë e vendit, shkruan Express.
Kryeministri Rexhepi e kishte kaluar me elegancë këtë moment, ndërkohë që kjo situatë ka mbetur në mendjen e shumë njerëzve dhe është komentuar gjatë.
Lexo edheQeveria e Kosovës themeloi Komisionin për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi














